13:26 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Krijohet airbagu që mbron kokën nga të tria anët

Kompania “Acura” ka zhvilluar një mbrojtje e cila është krijuar posaçërisht për të zvogëluar dëmtimin e trurit për pasagjerët në aksidente të rënda.

Makinat, kamionët dhe SUV-ët janë shumë më të sigurt se kurrë këto ditë, por ka ende njerëz që vdesin në automjetet e tyre në rrugë.

Ndaj kompania “Acura” ka zhvilluar një lloj të ri të airbagut, (jastëkut me ajër) i cili kryesisht ka për qëllim të zvogëlojë dëmtimet e trurit te pasagjerët në vendet e para.

Në vend të vetëm një airbagu, i cili mbron vetëm përpara, tashmë kompania ka zhvilluar një të ri, i cili mbron nga ana e pasme, nga ana e majtë dhe ana e djathtë.

Modeli i parë i airbag, “Acura” TLX, do të dalë në shitje në vjeshtë.

Kompania ka punuar me kompaninë suedeze “Autoliv” në zhvillimin e airbag.

Ende nuk dihet se në cilat automjete do të përdoren këta airbag. /Telegrafi/