18:05 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / AR

Krijohet çifti jashtë “Për’puthen”, Sindi dhe Blerimi kapen bashkë

Edhe pse ka ditë që ka mbaruar emisioni “Për’puthen”, disa protagonistë po vazhdojnë njohjen edhe pas përfundimit të sezonit.

Blerimi dhe Sindi patën një takim i cili shkoi mirë në prezencë të njëri tjetrit, shkruan Indeksonline.

Duket se dyshja po duan të njoftohen edhe më shumë duke dalë së bashku.

Mbrëmë ishte vet Sindi ajo e cila ndau një video duke shkruar: Shumë i zënë je Blerim”.

“Jo unë interesin për ty zemër e kam vetëm me kamera hapur siç thoshte Arjan Konomi dikur hahaha”, ia ka kthyer Blerimi Sindit./Indeksonline/