17:11 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / B O

Krijohet një vaksinë e re ndaj Covidit, rezultatet tregojnë efikasitet 100%!

Vaksina e prodhuar nga kompanitë farmaceutike me bazë në Evropë, Sanofi dhe GSK ka njoftuar rezultate 100% ndaj Covid 19. Kjo kompani kishte marrë miliarda dollarë për zhvillim nga Operacioni Warp Spped, projekt i administratës së Trump.

Dy doza të një vaksine të re Covid që bazohet në një qasje konvencionale arritën efikasitet 100 për qind kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimeve në spital, shkruan Indeksonline.

Në njoftimin e kompanisë, thuhet se kjo vaksinë mund të jetë një përforcues efektiv pas vaksinave të tjera kundër Covid 19.

E përdorur si një dozë përforcuese pas njërës prej vaksinave të tjera të disponueshme për koronavirusin, vaksina Sanofi-GSK rriti nivelet e antitrupave me 18-30 herë.

Kompanitë Sanofi dhe GSL synojnë të dorëzojnë vaksinën për autorizim tek autoritetet rregullatore në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë./Indeksonline/