08:45 / E Enjte, 09 Mars 2023 / AR

Kriset raporti Nita-Shpati, kjo është arsyeja

Një debat ka ndodhur gjatë mesnatës mes Shpatit dhe Nitës, pasi kjo e fundit zgjodhi të shpëtonte Fotininë dhe jo atë.

Zgjedhja e saj e mërziti Shpatin pasi ai nuk e priste që Nita nuk do e shpëtonte kur nisi zinxhiri, për pasojë ai dhe tre banorë të tjerë, kaluan në nominim.

Nita i tha Shpatit që pse ai nuk i kërkon llogari Deas për të të njëjtën gjë, por pyet atë, kur edhe Dea nuk e zgjodhi.

Shpati tha se Dea nuk e dinte, pasi në fillim nuk u kuptua që banorët e rinj nuk kanë më imunitet. Sipas tij, Nita e mori vesh këtë gjë dhe zgjodhi të shpëtonte Fotininë.

Shpati u shpreh i zhgënjyer dhe i tha Nitës se nuk llogarit njeri në shtëpi, përpara asaj dhe për hir të faktit që ata njihen bashkë, duhet ta shpëtonte.