12:01 / E Premte, 09 Korrik 2021 / k.v

Krisma armësh në dasmë, intervenon policia duke e arrestuar të dyshuarin

Një person është arrestuar pasmesnate në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me organizatorin e ahengut, familjarin me inicialet A.R., i cili deklaron se ka pasur të shtëna më armë me gaz.

I dyshuari e ka dorëzuar armen model “Zaraki 917-T nr:Semi automatik Cal.9mm” dhe nja karikator, e cila është konfiskuar nga njësia e hetimeve.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 1 gëzhojë dhe 1 fishek të cilët janë konfiskuar gjithashtu nga njësia e hetimeve.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar kurse hetuesit kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar dhe me udhëzimet e tij është iniciuar rasti si më lartë.

I dyshuari pas intervistimit është liruar ndërsa rasti vazhdon të mbetet nën hetime./IndeksOnline/