08:59 / E Premte, 15 Korrik 2022 / B O

Krisma armësh në Mitrovicë, arrestohet B.P, konfiskohet arma

Mbrëmë rreth orës 21:52, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit.

Me t’ pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën “Emin Duraku” Shipol është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një revole me gas, një karikator dhe gjashtë (6) fishek me gas.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. P., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ’’përdorim i armës’’ dhe ‘’mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”./Indeksonline/