09:00 / E Martë, 25 Prill 2023 / AR

Kristi: Po përgatitem për fitoren

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë mbetur 7 banorë, ku vetëm 4 prej tyre do të shkojnë në finalen e madhe që do të mbahet më 6 maj.

Dy finalistët e parë janë Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes, ndërkohë dy të tjerë mund të dalin në dy “Prime” e ardhshme, të martën dhe të shtunën.

Krist Aliaj dhe Luizi po bënin një llogari se kur mund të dilnin tre banorë të tjerë.

Sipas këngëtarit, njëri prej tyre del nesër, ndërsa dy të tjerë do të dalin të shtunën. Ai i tha Kristit se habitet që ai është aq i qetë, duke nënkuptuar se ai rrezikon të dalë nga shtëpia këtë javë, pasi sipas Luizit ai nuk ka për të shkuar në finale.

Kristi nga ana tjetër tha se po përgatitet mendërisht për fitoren. Ai tha se nuk ka rëndësi se nëse shpallet finalisti i parë apo i fundit, pasi në mendje mendon vetëm fitoren.