23:40 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / MSH

Kristi u tregon fansave çfarë mendon për Luizin

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv.

Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka nisur në Top Channel dhe Kristi është pjesë e jurisë profesioniste që gjykon vajzat.

Së fundmi Kristi ka postuar një ‘Ask’ në Instastoryn e tij, ku ndjekësit i kanë drejtuar disa pyetje dhe Kristi u është përgjigjur shumicës prej tyre.

E sigurisht që nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e ndër ta edhe për Luiz Ejllin, ku Kristi është përgjigjur.

“Asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë ish-finalisti.