75 Mall Live Search
09:39 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / G T

Kristjan Asllani plus një shumë parashë, Interi afër marrëveshjes me yllin e Atalantas

Skuadra e Interit po bëhet gati për një transferim tjetër gjatë afatit kalimtar të verës.

Bëhet fjalë për lojtarin e Atalantas, Ederson, shkruan Indeksonline

Në këtë marrëvshje pritet të përfshihet ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani dhe një shumë e madhe parash.

Atalanta kërkon 60 milionë euro, por Interi dëshiron përfshirjen e mesfushorit shqiptar në këtë marrëveshje.

Asllani është duke kërkuar skuadër të re, pasi nuk po i premtohet minutazh me fanellën “ziekaltër”. Andaj një kalim te Atalanta do i bënte mirë.

Ndërkohë, Ederson – i cili është vetëm 25-vjeçar në vitin 2022 ishte transferuar te Atalanta për 22 milionë euro.

Sezonin e kaluar ai shënoi katër gola dhe bëri dy asiste në 37 ndeshje./Indeksonline/