11:56 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Kritika e Haradinajt: U paralizua ekonomia e shtetit, Serbia dhe Maqedonia Veriore vepruan ndryshe!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka sugjeruar institucionet përgjegjëse të shtetit që sa më shpejtë të marrin masa ndaj ringjalljes së ekonomisë në vend.

Ish-kryeministri, gjatë një vizite në Degën e AAK-së në Malishevë, përmendi pasojat financiare që pësoi vendi pas pandemisë.

Haradinaj tregoi shembuj të rajonit, që, sipas tij, nuk kishin humbje buxhetore, shkruan Indeksonline

“Serbia qe 2 javë e ka hapur Ekonominë, Maqedonia Veriore se ka ndal fare ekonominë, ne kemi humbur bukur shumë kohë dhe kemi paralizuar sektorin ekonomisë.

Është e rëndësishme që t’i përkushtohemi rikthimit të ekonomisë”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/