14:32 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Kriza e koronavirusit, rrezikojnë të mbesin papunë 2.5 milionë britanik

Kriza e koronavirusit do të lërë më shumë se 2.5 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar të papunë vitin e ardhshëm.

Papunësia parashikohet të arrijë kulmin në tremujorin e dytë të 2021 – në 7.5 përqind.

Në total, kjo do të thoshte 2.6 milion njerëz pa punë.

Megjithëse parashikohet të bjerë çdo vit pas kësaj, papunësia pritet të qëndrojë në 4.4 përqind në fund të vitit 2024.

Kancelari Rishi Sunak njoftoi parashikimin e zymtë në rishikimin e tij të shpenzimeve, pasi ai paralajmëroi Mbretërinë e Bashkuar po përballej me një “emergjencë ekonomike”.

Ai gjithashtu paralajmëroi që ekonomia e MB nuk do të rikuperohet në nivelet e para krizës për dy vjet të tjera dhe se borxhi themelor i MB do të vazhdojë të rritet çdo vit, duke arritur 97.5 për qind të PBB në 2025-26.

Ai u tha deputetëve: “Sa të larta janë këto kosto, kostot e mosveprimit do të kishin qenë shumë më të larta.

“Por kjo situatë është qartësisht e paqëndrueshme për një periudhë afatmesme. Ne mund të veprojmë vetëm në mënyrën që kemi sepse kemi hyrë në këtë krizë me financa të forta publike. Dhe ne kemi një përgjegjësi, pasi ekonomia të rimëkëmbet, të kthehemi në një  pozicion të qëndrueshëm”.

Siç pritej, Sunak njoftoi se gati 3 miliardë euro do të sigurohen për një program të ri tre-vjeçar “rifillimi” për të ndihmuar ata që janë pa punë për më shumë se një vit të gjejnë një punë.