20:55 / E Shtunë, 25 Dhjetor 2021 / C E

Kriza finaciare bën të vetën, nuk ka më dhurata për Barcelonën

Babagjyshi i festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, këtë vit nuk do të kalojë në Camp Nou.

Në koherencë të plotë me politikën e re që po ndjek klubi, drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur të mos u bëjnë asnjë dhuratë futbollistëve për Vitin e Ri 2022.

Një risi e pakëndëshme kjo për lojtarët e Barçës sepse duke iu referuar asaj që raporton AS në kohën e Bartomeut, dhuratat për futbollistët gjatë periudhës së festave ishin bërë traditë te blaugranat.