14:59 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / B O

Krizë financiare, çmimet enorme perkundrazi Poliklinika AvicenaKS me pronarin e saj z.Driton Shuki i’u del në ndihmë Policisë së Kosovës

Në prag të festave të Nëntorit dhe në një kohë krize ekonomike ku çmimet vazhdojnë të kenë ngritje të vazhdueshme, pronari i Avicena KS, Driton Shuki mendon për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, familjarët e tyre dhe familjeve të policëve të rënë në detyrë kështu duke ju dhuruar zbritje në të gjitha analizat rutinore biokimike dhe gjëndrrës tiroide.

Kësisoj, Avicena KS si lider i fushës së diagnostikës në vend në listën e gjatë të bashkëpunëtorëve tani ka shtuar edhe institucionin më të besuar në Kosovë, Policinë e Kosovës.

Marrëveshja e nënshkruar nga z.Imer Zeqiri – Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe znj.Adelina Osmani – Përfaqësuese e Avicena KS; parasheh që për të gjithë anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe për të gjithë familjarët e policëve të rënë në detyrë, çmimi për kryerjen e analizave rutinore biokimike dhe gjëndrrës tiroide është me zbritje 50%, ndërsa në të gjitha llojet tjera të analizave është 30% nga çmimi i rregullt në ditën që pranohet shërbimi.

Për të gjithë familjarët e ngushtë të të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, çmimi për kryerjen e analizave laboratorike është me zbritje 20% nga çmimi i rregullt në ditën që pranohet shërbimi.

Avicena KS si institucioni privat më i besueshëm i fushës së diagnostikës në vend, mendon vazhdimisht për mirëqenien e qytetarëve në vend edhe në këtë kohë jo të lehtë për të gjithë ne.

Avicena KS, jeto shëndetshëm!