12:54 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kroaci: Gjendet karroca 2000 vjeçare, e varrosur bashkë me kuajt

Një karrocë romake e plotë është gjetur bashkë me mbetjet e fosilizuara të kuajve në Kroaci.

Varrimi i çuditshëm daton afro 2,000 vjet më parë dhe mendohet se është rezultat i një rituali varrimi për familjet romake jashtëzakonisht të pasura. Arkeologët e bënë zbulimin në një vend afër qytetit Vinkovci në Kroacinë lindore.

Është gjetur një dhomë e madhe varrosjeje, në të cilën ndodhej edhe karroca me dy rrota, e njohur në gjuhën latine si ‘cisium’.

Eksperti Boris Kratofil sqaroi për mediat lokale se zakoni ishte pjesë e një rituali të jashtëzakonshëm gjatë periudhës romake në provincën e Pannonia.

Zakoni shoqërohet me familje jashtëzakonisht të pasura që kanë luajtur një rol të spikatur në jetën administrative, sociale dhe ekonomike të provincës së Pannonia. 

Zbulimi vlerësohet të jetë nga shekulli i tretë pas Krishtit, por ekipi i shkencëtarëve po punon për të konfirmuar epokën e saktë të tij.