10:09 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Kroacia Airlines” po përballet me katastrofë financiare

Linja e famshme ajrore kroate, “Kroacia Airlines” po përballet me krizën më të madhe në historinë e saj.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, kjo kompani ka pësuar humbje prej sa 173.2 milion kuna, që është pothuajse dyfishi i deficitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan Indeksonline.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, CA transportoi 83.618 pasagjerë në trafikun e brendshëm, që është një rënie prej 63 përqind, dhe 244,382 pasagjerë në trafik ndërkombëtar, apo 66 përqind më pak.

Një total prej 330.935 pasagjerësh u transportuan në gjysmën e parë të vitit, gati 630,000 më pak pasagjerë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ardhurat e kompanisë kanë rënë për 55%, apo 411 milionë kuna. Kostot operative janë ulur në 41%.

Kompania po kërkon me ngulm ndihmën e Qeverisë, ose mund të falimentojë. /Indeksonline/