10:38 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Kroacia do të blejë 76 raketa Bradley, për 757 milionë dollarë

Javën e kaluar Departamenti i shtetit i SHBA-së ka miratuar shitjen e armëve në Kroaci. Plot 76 raketa të modelit “Bradley” do t’i shiten Kroacisë për 757 milionë dollarë.

Pjesë e tregut midis dy shteteve do të jetë edhe shitja e disa automjeteve ushtarake, të cilat pritet të kushtojnë rreth 160 milionë dollarë, shkruan Indeksonline.

Ministria e Mbrojtjes konfirmon se ata presin një vendim nga Qeveria e Republikës së Kroacisë dhe nënshkrimin e një kontrate me amerikanët deri në fund të vitit 2021.

Shuma e deklaruar në buxhet, do të mbulonte këstin e parë të prokurimit shumëvjeçar të automjeteve “Bradley”.

Kroacia ka kërkuar nga SHBA-ja edhe mjete të tjera luftarake si 84 mitralozë M240, 1103 raketa TOW 2A, 100 raketa TOW2 dhe 500 raketa TOW Bunker Booster./Indeksonline/