10:49 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kroacia shënon një “ditë të zezë” me pandemi, dalin shifra shqetësuese me Covid-19

Drejtori i Institutit Kroat të Shëndetit Publik, Krunoslav Cepak, ka njoftuar shtetin se situata me pandeminë në Kroaci është tejet shqetësuese.

Kjo pasi në 24 orët e fundit kanë rezultuar 748 raste të reja me Covid-19, duke sjell shifrat më të mëdha në këtë shtet.

Qeveria kroate pritet të mblidhet menjëherë për të vlerësuar situatën dhe pritet marrja e masave të reja.

Në Kroaci, aktualisht ka 3.210 raste aktive, nga të cilat 441 pacientë janë në spital./Indeksonline/