14:55 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / OSH

Kroacia vendosë masa të reja dhe të ashpra ndaj pandemisë, zgjasin deri me 21 dhjetor

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, në një konferencë shtypi, paraqiti masa të reja e të rrepta për të luftuar epideminë e koronavirusit. Masat e reja do të hyjnë në fuqi këtë të shtunë dhe do të zgjasin deri më 21 dhjetor.

Këto masa u prezantuan pak orë pasi në Kroaci u shfaqën 4009 raste të reja dhe 51 viktima brendaë 24-orëve të fundit.

Masat e reja përcaktojnë se deri në 25 persona mund të jenë të pranishëm në tubime publike dhe deri në 10 persona në tubime private, shkruan Indeksonline.

Dasmat janë ndaluar rreptësisht, ndërsa në funerale mund të marrin pjesë vetëm 25 persona. Zonat e grumbullimit duhet të dezinfektohen.

Transporti publik duhet të shfrytëzohet deri në 40% të hapësirës. Shoferët dhe pasagjerët duhet të kenë maska. Furrat e bukës do të punojnë vetëm deri në orën 22:00. Panairet dhe botuesit e librave janë të ndaluara. Restorantet dhe kafenetë janë pezulluar, përveç hoteleve që kanë të drejt pune me masa përcaktuese.

Palestrat dhe qendrat sportive mbyllen. Mund të ketë 25 besimtarë në kishë në meshë. Shkollat e larta duhet të funksionojnë online./Indeksonline/