Kroati rrëzon statujën e heroit, e pëson keq
Vandalizmi i statujave mund të ju kushtoj me një gjobë dhe me burg por një njeriu në Kroaci i ka kushtuar më shumë.
Përderisa po mundohej të rrëzonte statujën e heroit kroat Rade Koncar, ai ka thyer këmbën, transmeton Indeksonline.
Gazeta kroate “Telegram” e ka quajtur këtë “Karma” në lajmin e saj.
Koncar është hero kroat në kohën e Jugosllavisë, i cili është vrarë në vitin 1942./Indeksonline/