13:38 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vajza dhe bashkëshortja e heroit Ilir Konushevci në akademinë përkujtimore

Pas homazheve të mbajtura në hollin e Kuvendit të Kosovës, ka filluar Akademia Përkujtimore në Teatrin Kombëtar për nder të heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, të cilët pritet të rivarrosen sot në Prishtinë.

Në këtë akademi të organizuar nën patronatin e kryeministrit Haradinaj po marrin pjesë përfaqësues të shumtë institucional, familjarë e miq të heronjve.

Të pranishëm janë  edhe vajza dhe bashkëshortja e heroit Iliri Konushevci, Luljeta, të cilat po përcjellin për së afërmi ceremoninë e organizuara nga shteti, para se të bëhet rivarrimi në orën 14:30 në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë./Indeksonline/