18:24 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kroos ka disa fjalë për t’i thënë për pensionimin befasues të Ozil nga Gjermania

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos thotë se deklaratat e Mesut Ozil lidhur me racizimin pas pensionimit të tij nga Kombëtarja ishin të pakuptimta.

29-vjeçari i Arsenalit u pensionua nga Kombëtarja e Gjermanisë pas eliminimit nga Kupa e Botës, duke e lënë si arsye ”racizmin dhe jo-respektin”.

”Mesut është një lojtar i respektuar dhe si një lojtar i tillë, ai meritonte largim më të mirë”, tha Kroos për Bild.

”Por, mënyra se si ai u largua nuk ishte më e mira”, shtoi ai.

Ozil u përballë me kritika të vazhdueshme pasi u fotografua përkrah presidentit të Turqisë, Tayyip Erdogan në muajin maj.

GJithashtu, mesfushori i Arsenalit ishte njëri ndër lojtarët më të kritikuar për paraqitjet e dobëta të Gjermanisë në Rusi./IndeksOnline/