12:10 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Kroos rekordmeni, i pari në Gjermani (Foto)

Toni Kroos është futur në histori të futbollit gjerman.

Lojtari i Real Madridit festoi titullin e tretë me radhë në Ligën e Kampionëve, pasi skuadra e tij triumfoi 3 me 1 ndaj Liverpoolit, shkruan IndeksOnline.

Kroos, tani është futur në histori të futbollit gjerman duke kaluar legjenda të mëdhenj.

Ai është bërë futbollisti i parë gjerman që ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve.

Ish-futbollisti i Bayernit ka fituar tri herë me Realin (2018, 2017 dhe 2016) dhe një herë me Bayern Munchen (2013).

Ai ka kaluar legjenda, si; Franc Beckenbauer (3 tituj), Uli Hones (3 tituj), Sepp Maier (3 tituj) dhe Gerd Muller (3 tituj).

28-vjeçari me Realin ka fituar edhe tituj si; La Liga, Super Kupa e Spanjës, Kupa e Botës (2014, 2016 dhe 2017), dhe Super Kupën e UEFA-s./IndeksOnline/