16:30 / E Martë, 17 Maj 2022 / OSH

KRU ‘Hidrodrini’ krijon ekip Emergjent të kontrollit, masa ligjore për ata që kyçin pusetat në sistem

Pas ngritjes së temperaturave atmosferike, Kompania Rajonla e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ bënë të ditur se ka formuar një ekip Emergjent, nën autoritetin e të cilit, detyrë primare do te jetë Monitorimi i cilësisë së ujit në tërë rajonin e mbulueshmërisë, ku kompania ofron shërbimet e veta.

Në vendimin e nxjerrë me këtë rast Kompania kujton dhe sqaron konsumatorët të cilët krahas shërbimeve të ujësjellësit publik kanë në shfrytëzim edhe burime të tjera të ujit (pus privat) të lidhura në objektin e tyre, janë të obliguar të organizojnë instalimet e tyre sipas udhëzimeve në këtë vendim për të evituar rrjedhjen e ujit prej pusit privat (që është ujë i pa përpunuar) në sistemin publik të furnizimit me ujë dhe anasjelltas.

Tutje, tërhiqet vërejtja se ndalohet rreptësisht që gypat të cilët furnizojnë ujë të pijshëm dhe instalimet tjera të ujit të pijshëm të kalojnë nëpër pusetat e kanalizimit në pronën e konsumatorit. Distanca horizontale në mes të gypave të ujësjellësit dhe gypave të kanalizimit duhet të jetë së paku njëqind metra, matur nga pikat më të afërta të mureve të jashtme ndërmjet këtyre dy gypave, sipas legjislacionit në fuqi.

Në shpërputhje me këto veprime nga ana e konsumatorëve, kompania thotë se do merr masat e nevojshme ligjore për ndërprerjen e shërbimeve.

KRU ‘Hidrodrini’ rithekson se është përgjegjës vetëm për ujin nga sistemi i Ujësjellësit me të cilin menaxhon.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për Media dhe Opinion

Pas ngritjes së temepraturave atmosferike, KRU ‘Hidrodrini’ ka formuar ekipin Emergjent ku si detyrë primare do te jetë Monitorimi i cilësisë së ujit në tërë rajonin e mbulueshmërisë, ku kompania ofron shërbimet e veta.

Ekipi emergjent ka per detyrë që të kontrolloj të gjitha burimet e Ujit si dhe paisjet e klorinimit, rezervarëve të ujit si dhe rrjetin e ujësjellesit.

KRU “Hidrodrini” – Njofton të gjithë Konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë të cilët furnizohen nga sistemi i Ujësjellesit, Pejë Istog, Klinë, Junik dhe Deçan, se;

-Bazuar në nenin 4, paragrafi 2 dhe 3.2 të Ligjit Nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, me qëllim të ruajtjes të shëndetit publik dhe eliminimin e lidhjeve dytësore të ujërave të papërpunuara në rrjetin e ujësjellësit publik, Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit, nxjerr këtë;

V E N D I M

Për rregullimin e lidhjeve të gypave alternativ të ujit në rrjetin e ujësjellësit publik

  1. Të gjithë konsumatorët të cilët krahas shërbimeve të ujësjellësit publik kanë në shfrytëzim edhe burime të tjera të ujit (pus privat) të lidhura në objektin e tyre, janë të obliguar të organizojnë instalimet e tyre sipas udhëzimeve në këtë vendim për të evituar rrjedhjen e ujit prej pusit privat (që është ujë i pa përpunuar) në sistemin publik të furnizimit me ujë dhe anasjelltas. Në rastet e tilla konsumatori duhet të instalojë valvula jo-kthyese në të dy gypat furnizues, atë të sistemit të ujësjellësit publik dhe në gypin e pusit privat, sipas skemës së bashkangjitur, shtojcë e këtij vendimi.
  2. Ndalohet rreptësisht që gypat që furnizojnë ujë të pijshëm dhe instalimet tjera të ujit të pijshëm të kalojnë nëpër pusetat e kanalizimit në pronën e konsumatorit. Distanca horizontale në mes të gypave të ujësjellësit dhe gypave të kanalizimit duhet të jetë së paku njëqind metra, matur nga pikat më të afërta të mureve të jashtme ndërmjet këtyre dy gypave, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Në të gjitha rastet kur konsumatorët i kanë në shfrytëzim edhe burimet tjera të ujit, të lidhura në rrjetin e ujësjellësit dhe nuk veprojnë sipas pikës 1 të këtij vendimi, ofruesi i shërbimeve do t’i merr masat e nevojshme ligjore për ndërprerjen e shërbimeve.

KRU ‘Hidrodrini’ është përgjegjës vetëm për ujin nga sistemi i Ujësjellësit me të cilin menaxhon.”-thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ Pejë.