75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 06 Maj 2026 / MSH1

KRU “Prishtina” me mesazh kreativ: Borxhi nuk harrohet, veç rritet si bari n’pranverë

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë paralajmërim për pagimin e borxheve.

Në një mesazh publik, KRU-ja deklaron se tani është koha të mbyllen hesapet e vjetra, transmeton IndeksOnline.

“Borxhi nuk harrohet, veç rritet si bari n’pranverë. Prandaj, ju njoftojmë me shumë respekt e pak presion që çdo obligim i hapur me u kry sa më shpejt”, shkruan KRU-ja.

Mesazhi i çuditshëm, njëherazi kreativ i kompanisë së ujësjellësit, synon bindjen e konsumatorëve që të paguajnë obligimet financiare.

Ky është njoftimi i plotë:

Ka ardhur koha me i mbyll hesapet e vjetra e me e pasë shpirtin rahat. Borxhi nuk harrohet, veç rritet si bari n’pranverë. Prandaj, ju njoftojmë me shumë respekt e pak presion që çdo obligim i hapur me u kry sa ma shpejt.

Mos e leni nesër atë që mundeni me pagu sot, se nesër vjen me kujtesë ma t’fortë.

Pagesa e borxheve sjell:

 Fytyrë t’bardhë

Gjumë t’rehatshëm

Marrëdhënie t’mira

Shpëtim prej mesazheve t’papritura

Afati: Sa ma shpejt, aq ma mirë.