16:38 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Krushë e Madhe: Birrat që qytetarët i kanë pirë, gjatë kohës së koronavirusit në piknik

Vendi ynë vazhdon të jetë i prekur nga pandemia koronavirus.

Pavarësisht thirrjeve nga institucionet e shtetit, por edhe nga IKSHPK deri para dy ditësh, kur edhe u mor vendimi për mbylljen e parqeve, qytetarët dolën për të bërë piknik, përcjellë Indeksonline.

Madje në faqen zyrtare të Krushës së Madhe, tregohen edhe numri i shishave të birrave që dy të rinj i kanë larguar nga mali.

Ky është postimi:

Pas përhapjes edhe në Kosovë të koronavirusit COVID-19 shumë qytetarë nga Kosova, në vend të izolimit nisen t’i vizitojnë vendet malore me ajër të paster.


Por ,në vend të mbrojtjes dhe kujdesit për ambientin e shkatrrojnë edhe më shumë.


Këto janë disa shishe birrash dhe mbeturina që Erjon Gashi i ka mbledhur me shokët e tij ,në ledinat-vreshtat e Krushës së Madhe.


-Ndersa në foton 3 janë njerzit primitiv të Amazones , nëse i krahason me këta që i kanë hudhur këto mbeturina ,dalin shumë më njerëzor dhe të mençur në mbrojtje të natyres.


Mos te harrojm që në Krushë e Madhe dhe Nagavcë kishim dikurë të mbjellura shumë pisha, por gjatë viteve 90-ta ,të gjitha u prene dhe u shkatrruan nga qytetaret e këtij lloji që i kanë hudhur mbeturinat.