16:57 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kryebashkiaku italian, gjendet i varur në tualetin e shtëpisë

Kryebashkiaku i Casale di Scodosia, një qytet i vogël në provincën e Padova, Stefano Farinazzo është gjetur i vdekur.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Sipas mediave italiane 48-vjeçari u gjet i varur në tualetin e shtëpisë së tij. Farinazzo është gjetur nga e ëma.

Sipas të dhënave paraprake 48-vjeçari ishte duke kaluar një krizë të fortë psikologjike, pas ndarjes nga e shoqja.

Stefano Farinazzo ishte babai i dy fëmijëve dhe këtë vit ai ishte rizgjedhur në udhëheqjen e provincës Casale di Scodosia, të Padovës.