14:34 / E Enjte, 22 Prill 2021 / A. M.

Kryediplomati gjerman arrin në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, për vizitën e tij zyrtare.

Maas pritet të arrijë në ora 14:00 në Prishtinë, ku në aeroportin e Prishtinës do të pritet nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz.

Vizitën zyrtare, Ministri i Jashtëm e Gjermanisë e nis me takimin e orës 15:00, ku do të pritet në Presidencë e Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani.

Pas, këtij takimi në agjendë parashihet që Maas dhe Osmani të dalin në një konferencë të përbashkët për medie.

Pastaj, në ora 16:30, kryediplomati gjerman i shkon në zyrë shefit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Një orë më pas, në 17:30, Ministri gjerman do të zhvillojë edhe një takim zyrtar me homologen e tij kosovare, Kryediplomaten Donika Gërvalla.

Para nisjes për në Kosovë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të bashkëpunojnë në luftën kundër pandemisë.