14:01 / E Martë, 13 Prill 2021 / AR

Kryeimami i Podujevës: Agjërimi është shpirtëror, mos të flasim për dobitë shëndetësore

Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari ka folur për muajin e shenjtë të Ramzanit, në kushte pandemie. Ai tregoi që në nuk duhet folur për dobitë shëndetësore të agjërimit, pasi që këtu kemi të bëjmë me lidhje shpirtërore mes njeriut dhe Zotit, shkruan Indeksonline.

Ai u shpreh se agjërimi është adhurim shpirtëror dhe një kërkesë e thirrje e vazhdueshme e Zotit nëpërmjet Kuranit që njeriu gjatë këtij muaji të punojë dhe të jap një kontribut maksimal për të rifuqizuar lidhjet tona me farefisin.

Në situatë të pandemisë duhet të jemi të kujdesshëm që të mos dëmtojmë shëndetin tonë dhe të tjerët. Duhet të respektojmë masat mbrojtëse nga Covid-19. Këtë vit kemi prezencë në xhami, krahasuar me vitin e kaluar.

Moshat e shtyera është mirë që të kryejnë namazin në shtëpi që të ruajnë veten dhe të tjerët”.

I pyetur nëse agjërimi sjell përfitime shëndetësore, Jashari tha se nuk është person kompetent të flas lidhur me këtë.

Ai citon një mendimtar në Egjipt teksa thotë se në Ramazan nuk duhet folur për dobitë shëndetësore të agjërimit, por duhet lënë lidhjen mes njeriut dhe Zotit.

Lexova një mendimtar në Egjipt i cili iu bëri thirrje njerëzve në Egjipt: Iu kisha lutur në këtë Ramazan me na lënë të agjërojmë të qetë. Mos të na flasin mjekët për dobitë shëndetësore të agjërimit. Sepse po duam ta lëmë agjërimin tonë si lidhje mes njeriut dhe Zotit.

Dhe në këtë drejtim iu kisha rekomandu të gjithë kolegëve të mos flasin në fushën e mjekësisë se cilat janë dobitë shëndetësore. Në këtë mënyrë po bëhemi njohës për gjithçka. Kemi të bëjmë me agjërim shpirtëror, lidhje individuale me Zotin”, tha Jashari në T7./Indeksonline/