18:05 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kryekuvendari i PDK-së në Prizren thotë se do ta padis Haskukën për shpifje: Unë jam sulmuar!

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një shkrimi të bërë në Facebook tha se sot paradite zyrtari komunal nga Zyra e Prokurimit, Nezir Rexhepi, është sulmuar fizikisht nga kuvendari i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Getoar Besimi.

Por, ky i fundit ka mohuar këtë, madje ai pretendon se është viktima në këtë rast, madje sipas tij rasti është lajmëruar në polici.

“Ju njoftoj se sot jam sulmuar fizikisht nga Zyrtari i Prokurimit të Komunës së Prizrenit z. Nezir Rexhepi, kundër të cilit ditë më parë është paraqitur një Kallëzim Penal për Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare nga familjarët e mijë. Në këtë rast kam pësuar lëndime të lehta trupore dhe rastin e kam paraqitur në Polici, e që shpresojë se drejtësia ta thotë fjalën e vet shpejtë”, ka njoftuar Besimi.

Ai për Indeksonline madje ka treguar se si ka ndodhur rasti.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00, afër një parkingu. Për shkak të një padie që e kemi bërë për korrupsion, ai si shenjë hakmarrjeje më është ofru me ka ofenduar dhe jemi kacafyt“.

Besimi komenton edhe reagimin e Haskukës për të cilën thotë se pa pas asnjë raport zyrtar, jep konstatime të pavërteta.

“Është për keqardhje se si Kryetari i Komunës pa pasur asnjë raport zyrtar, jep konstatime të pavërteta se gjoja unë kam sulmuar zyrtarin e prokurimit për çështje që lidhen me tenderët e kësaj komune. Unë personalisht dhe familja ime, jemi të përkushtuar që keqpërdorimeve me tender në Komunën e Prizrenit t’i japim përgjigje të merituar ligjore. Kundër Kryetarit Haskuka do të inicoj padi civile për shpifje pas konsultimit me avokatin”./Indeksonline/