19:43 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Kryemadhi dhe Vasili i shkojnë në zyrë Bashës, ja për çfarë po diskutojnë

Monika Kryemadhi dhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kanë shkuar në zyrën e Lulzim Bashës mbrëmjen e sotme. “Dyshja” e LSI-së janë parë në ambientet e selisë blu, ndërsa Newsbomb.al bën me dije se arsyeja e këtij takimi ishte për të diskutuar rreth një proteste që pritet të organizohet së shpejti në Tiranë.

Opozita shqiptare ka paralajmëruar një seri protestash këtë Janar si formë e aksionit politik ndaj mazhorancës dhe qeverisë “Rama 2”.
Më pas, po sot, Basha do ketë një takim me kryesinë e vogël të partisë së tij për të diskutuar detaje rreth organizimit të protestës.