22:28 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Kryemadhi: Me Metën në shtëpi s’bëj politik, por diçka tjetër!

Kryetarja e LSI ishte e qartë. Në një prononcim për emisionin “Opinion” Monika Kryemadhi tha se LSI-në tani e drejton ajo dhe presidenti Ilir Meta nuk mund të ndërhyjë.

“Nuk e komentoj fare presidentin. Opozita është në pozicionin e saj. A kam folur me të për krizën? Zoti Fevziu ju i keni më shumë shanset për të folur me të për krizën.

Për politikë komunikimi është zero, si bashkëshortë flas për fëmijët. Si kryetare e LSI-së asnjëherë. Sot LSI ndihet më e shëndetshme e më përpara. Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, bëj dashuri. Sot jam unë kryetarja e LSI, i marr unë vendimet” – tha Kryemadhi.