11:29 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Kryeministrat shqiptarë Rama dhe Haradinaj në përkrahje të Liverpoolit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njihet si tifoz i skuadrës italiane Juventus, megjithatë kohëve të fundit ai është shfaqur në publik me një xhaketë të Liverpoolit.

Në përkrahje të skuadrës angleze që nuk është bërë kampion që nga viti 1990, së fundi ka dalë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Ky i fundit është parë duke vrapuar në gjysmë maratonën “Prishtina 2019” me fanellën e Liverpoolit.

Është hera e parë që Haradinaj ka dalë publikisht me një fanellë të një skuadre të huaj. /Indeksonline/