17:30 / E Martë, 22 Shtator 2020 / C E

Kryeministri britanik jep lajmin e hidhur, shtyhet hapja e dyerve të stadiumeve

Ishte planifikuar që me 1 tetor të hapen dyert e stadiumeve për tifozë në Britani të Madhe.

Por vala e re që e ka përfshirë ishullin duket se i ka ndryshuar planet e qeverisë atje.

Kryeministri i vendit, Boris Johnson ka thënë se nuk ka gjasa që të lejohen tifozët me 1 tetor derisa ka dhënë një datë tjetër kur do të rishikohet gjendja.

Sipas tij me 7 tetor do të shikohet situata nëse do të jenë gati kushtet për të lejuar tifozët.

Ndërkaq, Italia ka lejuar që në stadiume të shkojnë nga 1000 tifozë. /IndeksOnline/