15:43 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kryeministri britanik, Johnson i vendosur të merret me mbipeshën në Britani

Kryeministri britanik Boris Johnson është i vendosur të merret me mbipeshën në Britani, për ta përgatitur më mirë vendin për krizat e ardhshme shëndetësore, tha sot zëdhënësi i tij.

Më parë, Johnson ka thënë se britanikët ishin dukshëm më të dobët se njerëzit në pjesën më të madhe të Evropës, duke pranuar se ai kishte humbur peshë pasi kontraktoi Covid-19.

Ai mendon se është çështje serioze kombëtare dhe është e vendosur për t’u marrë me qëllim që të përgatisë më mirë vendin për krizat e ardhshme shëndetësore“, tha zëdhënësi.

Qeveria pritet të ofrojë disa detaje të strategjisë së saj të mbipeshës, gjatë këtij viti dhe një konsultim mbi të ashtuquajturat taksat “mëkati” që po zhvillohet nga ministria e shëndetësisë./Indeksonline/