75 Mall Live Search
17:18 / E Premte, 11 Tetor 2024 / MSH

Kryeministri britanik: Zgjidhja e konfliktit në Lindjen e Mesme duhet të jetë diplomatike!

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir është shprehur i shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme.

Më herët u raportuan se forcat izraelite kishin qëlluar në objektet e përdorura nga forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, në Libanin jugor.

“Jam shumë i shqetësuar për situatën në Liban, në Gaza dhe përshkallëzimin në lidhje me konfliktin. Ndaj e theksoj duhet de-përshkallëzim”, ka thënë ai.

Ai ka nënvizuar se duhet të gjendet një rrugë politike dhe diplomatike dhe për këtë po punohet me aleatët për të gjetur një zgjidhje.