13:15 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kryeministri dekoron Halil Kastratin për punën humanitare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në shenjë falënderimi për punën humanitare, ka nderuar me dekoratë themeluesin e shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastratin.

“Në shenjë falënderimi për punën e madhe humanitare, si një vlerë komplementare e jona dhe për kontributin në të gjitha proceset deri në liri, sot nderova me dekoratën e Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, humanistin dhe themeluesit e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, z.Halil Kastrati”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së vendit për mbështetjen në projektet e kësaj organizate, me theks të veçantë mbështetjen për ndërtimin e një jetimoreje për fëmijët e braktisur.

“Veprimet humane janë përcaktim dhe e drejtë e gjithësecilit dhe meritojnë respekt”, ka theksuar Haradinaj./Indeksonline/