Kryeministri Estonisë në një konferencë me Ramën: E mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE
Kryeministri i Estonisë Kristen Michal në kuadër të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Estoni ka folur në ekperiencën e përbashkët lidhur me raportin e Shqipërisë me Europën. Michael shprehu mbështetjen ndaj qeverisë shqiptare për rrugën në integrimin europian.
“Estonia mbështet fort zgjerimin e BE-së, kemi mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së dhe do e bëjmë këtë gjë. Vazhdoni të ecni përpara me reforma për të ardhmen e vendit dhe popullit tuaja nëse Shqipëria përmbush angazhimet e saj, atëherë edhe BE-ja do të bëjë të njëjtën gjë. Fluturimet e drejtpërdrejta çelin mundësi të reja për turizmin dhe bizneset. Kemi shumë të përbashkëta, bashkëpunimi për çmimet dixhitale, interesi në rritje për AI-në.
Përvoja e Estonisë si vend digjital tregon se teknologjia mund të reduktojë burokracinë dhe përmirësojë shërbimet publike. Nisma jonë e sapo prezantuar e AI është investim i rëndësishëm në të ardhmen e ekonomisë, pres me padurim të thellojmë bashkëpunimin për çështjet digjitale dhe inteligjencën artificiale. Shqipëria ka një ministre për AI-në, Estonia duhet të ecë që t’ju kapë aty. I dashur Edi faleminderit për vizitën tuaj.
Vitin tjetër shënojmë 25 vjet marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve dhe besoj se bashkëpunimi do të bëhet edhe më i fortë”, tha ai.

