20:46 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kryeministri francez: Izolimi antiCOVID-19 i përgjithësuar përjashtohet

Evolucioni i situatës epidemiologjike të koronavirusit të ri në Francë tregon një përkeqësim të dukshëm, deklaroi sot kryeministri francez Jean Castex, i cili, megjithatë, përjashtoi idenë e izolimit të përgjithësuar.

“Virusi nuk është zvogëluar në intensitet dhe do të jetë i pranishëm edhe për disa muaj më shumë, por ne duhet të arrijmë të jetojmë me të, pa e lënë veten të zmbrapsemi sërish në një logjikë të izolimit të përgjithësuar”, theksoi ai, raporton ATSh.

“Ne nuk mund ta vëmë në pritje jetën tonë shoqërore, ekonomike dhe kulturore, pavarësisht nga rritja e infeksionit”, shtoi Castex.

Deklarata e kryeministri vjen pas një takimi të Këshillit të Mbrojtjes kushtuar menaxhimit të epidemisë COVID-19, i cili po përjeton një ringjallje në Francë duke rritur shqetësimet.