19:04 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / k.v

Kryeministri fton qytetarët që të aplikojnë për subvencionim të pajisjeve për ngrohje

Kanë mbetur edhe 4 ditë nga Thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, e cila, pra, është e hapur për aplikim deri më 2 nëntor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë juve të tejkaloni sa më lehtë dimrin që kemi para, por edhe sistemin tonë energjetik duke ulur konsumin.

“Kjo është kritike në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane”, ka shkruar Kurti në Facëbook.

Ai ka ftuar qytetarët, në veqanti përfituesit e asistencës sociale si dhe nënat vetushqyese që të aplikojnë që të përfitojnë nga kjo mbështetje e Qeverisë.

Thirrja e plotë: https://bit.ly/3AqR1Aa