12:16 / E Martë, 04 Dhjetor 2018

Kryeministri fton të gjithë deputetët, sot votohet rezoluta për bisedimet Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka ftuar të gjithë deputetët e pozitës që të jenë të pranishëm në një seancë të jashtëzakonshme sot në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e cila pritet të mbahet në orët e pasditës pritet të shqyrtoi edhe rezolutën e PSD-së për caktimin e përgjegjësive institucionale në dialogun Kosovë-Serbi.

Indeksonline mëson se disa deputetë që kanë qenë jashtë vendit, kanë marrë rrugën për Kosovë për të qenë pjesë e kësaj seance.

Pas votimit të kësaj rezolute, do të formohet menjëherë ekipi negociator i Kosovës, në bisedime me Serbinë, pjesë e të cilët më shumë gjasa të jetë edhe PSD-ja, e përfaqësuar nga Shpend Ahmeti./Indeksonline/