75 Mall Live Search
11:06 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj e ka një mundësi të mos e çojë dëm?!

Veprimet fundit të Kryeministrit Haradinaj nuk i kanë bërë të ndihen të shqetësuar vetëm klasën politike në Kosovë, partnerët e koalicionit nga xhelozia politike apo klasën politike në Beograd. Nuk ishte krejt i pa suksesshëm edhe dueli i tij me Presidentin Thaçi.

Njeri që ka një parim të thjeshtë, por të qëndrueshëm në politik, gjithmonë fiton më së shumti.

Kryeministri Haradinaj me veprimet e veta politike, të përcjella me veprime konkrete e ka bërë më shumë për vete politikën e ShBA-s sesa politikani i njohur Hashim Thaçi.

Pentagoni në Uashington ia ‘besoi atij nismën’ për ta shndërruar FSK në ushtri. Më pas mbeten ‘të zhgënjyerit’, por duke vrapuar pas tij të gjithë politikanët e Kosovës e, veçmas, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Ushtria po bëhej prej një komandanti prej Dukagjinit e jo prej dy shokëve komandantë që patën shumë fat në jetë.

Është e dukshme se ata janë duke u gjuajtur si pirat në anijen që po drejton Kryeministri Haradinaj. Por ky i i fundit është duke e ecur, për aq sa është duke ditur, dorën në zemër, a për dije ka nevojë shumë, me idealin e atdheut krahas apetiteve partiake, personale e klienteliste.

Veprimet e Kryeministrit Haradinaj nuk janë të mjaftueshme për ta ndalur largimin e njerëzve prej Kosovës, po janë shumë më të avancuar sesa paraardhësit e tij. Por sërish jo të mjaftueshme për t’ju krijuar njerëzve shpresë dhe mundësi në Kosovë.

A do të mund ky kryeministër të krijojë ambient besimi te qytetarët është pikëpyetje e madhe. Por nuk është më aq e pabesueshme sa ka qenë para se ai të bëhej Kryeministër.

Ramush Haradinaj ende s’po e kupton qartë e plotësisht se postin që e ka dhuratë për kryeministër e ka shumë të rëndësishëm për ta ndryshuar sistemin në të mirë të qytetarëve e jo për t’u krekosur me atë nëpër ‘ballafaqimesh demash politik’ ku gjithmonë në arena të tilla politike flasin muskujt e jomendja.

Kryeministri Haradinaj duhet të bëjë tash për atdheun dhe qytetarët e saj sikur kjo të jetë mundësia e fundit që ai e ka për të bërë diçka për Kosovën dhe shqiptarët, për të cilën ka dhënë aq shumë gjak edhe prej familjes së nderuar Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj duhet të punojë me të gjithë, të marrë vendime të mëdha, siç është duke bërë, por, të mos bëj ‘deklarata të mëdha’ e të mos ia zë ‘pritën krejtve’ se do të shkojë dëm mundi i tij.

Haradinaj Kryeministër duhet ta ruajë thjeshtësinë politike në të folur se i duhet shumë. Është e pashmangshme që ai duhet ta rifreskojë kabinetin e vet dhe të marrë njerëz që shohin pak më larg sesa interesat e ngushta që ata kanë për t’i realizuar.

Kryeministrit Haradinaj e ka një mundësi dhe ajo i duhet Kosovës për të dalë nga politika e gabuar që nga paslufta e gjer më sot.

Kryeministri Haradinaj e ka një mundësi të mos e çojë dëm?!/Indeksonline/