17:27 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj emëron edhe një zëvëndësministre, ja kush është ajo (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon ende të emëroj zëvendministra të rinj në kabinetin e tij.

Indeksonline ka siguruar vendimin e djeshëm të Haradinajt, sipas të cilit, Arbëresha Krasniqi është emëruar zëvendësministre e Tregtisë dhe Industrisë, në vend të Faton Thaçit.

Indeksonline kishte raportuar për zëvendësministrin Thaçi kur kishte dhënë dorëheqje nga ky post.

Arbëresh Krasniqi është psikologe e shkollës në qendrën e kompetencës në Malishevë dhe është asambleiste qe dy mandate.