14:49 / E Premte, 29 Qershor 2018 / k.v

Jep dorëheqje një zv/ministër (Foto)

Faton Thaçi, zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se Thaçi është larguar nga kjo pozitë mirëpo nuk dihet se ku dhe kur do të nis punën e re.

Indeksonline ka kontaktuar me Thaçin, mirëpo i njëjti ka mohuar të këtë marr një vendim të tillë.

“Jo, jo, keni informata të gabuara. Unë zyrtarisht ende jam zv/ministër. Në të ardhmen mund të lëvizi në një post tjetër politik, mirëpo aktualisht jam zv/ministër”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe Thaçi ka qenë i emëruar në këtë pozitë nga Nisma Socialdemokrate ndërsa në të kaluarën ka punuar në Postën e Kosovës./Indeksonline/