17:32 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj flet për vrasjet e pas luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është marrë me çështjen e vrasjeve pas luftës në Kosovë.

Haradinaj ka vrasjet e pas luftës të figurave të shquara publike e politike, si krime, do të hetohen nga institucionet e rendit dhe ligjit.

Sipas tij, këto vrasje janë plagë e dhimbshme dhe moszbardhja e të gjitha vrasjeve të pasluftës është turp për Kosovën,

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Vrasjet e pasluftës, të figurave të shquara publike e politike, si krime, do të hetohen nga institucionet e rendit dhe ligjit.

Këto vrasje janë plagë e dhimbshme dhe moszbardhja e të gjitha vrasjeve të pasluftës është turp për Kosovën, shoqërinë dhe institucionet e rendit dhe ligjit.

Prononcimet publike lidhur me këto raste, të çfarëdo natyre qofshin, nuk duhet të zbehin përgjegjësinë dhe detyrën e Institucioneve të vendit për zbardhjen e tyre.

RH