12:26 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj i dërgon urime kryeministrit irlandez për “Ditën e Shën Patrikut”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Tëitter ka uruar kryeministrin e  Irlandës, Leo Varadkar për ditën e “Shën Patrikut”.

Ai ka thënë se sot duhet kujtuar kontributi i Irlandës në politikën globale, mbajtjen e paqës, biznesit dhe kulturës. 

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të kryeministrit Haradinaj:

“I dërgoi përshëndetje nga Kosova për ditën e ‘Shën Patrikut’, Leo Varadkar. Sot na përkujtohet kontributi i Irlandës në politikën globale, ruajtjen e paqes , të biznesit dhe kulturës. Inkurajuese për të parë se si një shtet i vogël  i ri mund të bëjë një ndikim të rëndësishëm në skenën botërore” kishte thënë kryeministri.

Në Irlandë sot festohet “Dita e Shën Patrikut”, që shënon vdekjen e shenjtorit. Shën Patriku është shenjtori më i  shquar në Irlandë./Indeksonline/