13:19 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj javën e ardhshme shkon në Bruksel për vizat

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të mbërrijë në Bruksel javën e ardhshme për një takim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Megjithatë, për tani nuk ka shenja se dialogu Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve mund të rinis në suazat e normalizimit në të ardhmen e afërt.

Agjencia lajmeve Beta nga burime në Komisionin Evropian, thuhet se Haradinaj do të mbërrinte më 17 nëntor, një ditë pas takimit të Këshillit të MSA-së, BE-Serbi, transmeton Indeksonline.

Më 15 nëntor, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pritet të arrijë në një takim të rregullt kthimi me udhëheqësit e NATO-s në Bruksel, por burimet në KE thonë se sipas informacioneve aktuale, ai nuk pritet të takohet me ndonjë zyrtar të lartë të BE.

Zyrtarët në Komisionin Evropian shtuan se ka kontakte të caktuara midis Brukselit, Beogradit dhe Prishtinës, por që nuk ka asnjë shenjë të një raundi të ri dialogu.

Presidenti Vuçiq kohët e fundit deklaroi se përpara raundit të ri të negociatave me Prishtinën, duhet të fillojë zbatimi i marrëveshjeve të arritura nga pala kosovare siq është themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe. /Indeksonline/