Kryeministri Haradinaj ofendon deputetin e LDK-së, e më pas i kërkon falje
Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, u është drejtuar deputetëve duke folur për qeverisjen e tij.
Gjatë fjalës së tij, ai iu drejtua deputetëve të LDK-së duke i akuzuar ata se e kanë penguar formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Madje, gjatë një përplasjeje mes Haradinajt dhe deputetit të LDK-së Arben Gashi, kryeministri i tha atij se “po rren” në lidhje me debatin për formimin e Ushtrisë.
“Arben Gashi nëse jen kanë aty je ka rren sot….Rrej sa të duash është shumë që e dinë që është kështu. Je ka rren o vlla, sa po mundesh”, i tha Haradinaj Gashit.
Më pas, kryeministri Haradinaj u shfaq sërish në foltore dhe i kërkoi falje Gashit për gjuhën e përdorur.