16:09 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / MSH

Kryeministri holandez për Kosovën: Ka progres për vizat, por…

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, shtet i cili është skeptik që t’u lejohet kosovarëve të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen, ka pasur sërish dilema nëse duhet të ndodhë liberalizimi i vizave.

Ai këto qëndrime i bëri para gazetarëve kur po fillonte Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

“Sa i përket Kosovës ka më shumë progres drejt liberalizimit të vizave, akoma jo, por mendoj se ata po bëjnë hapa”, tha Rutte.