14:41 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Kryeministri Hoti: FSK-ja është emblemë e identitetit të shtetësisë së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, me rastin e shënimit të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes z. Anton Quni vizitoi kazermën “Adem Jashari”, ku u prit nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, bashkë me eprorë dhe ushtarë.

Me këtë rast Kryeministri Hoti theksoi se FSK-ja është emblema e identitetit të shtetësisë së Kosovës, është shenja dalluese e modernitetit dhe e së ardhmes euroatlantike të Republikës sonë.

Ai nënvizoi se qytetarët me të drejtë e vlerësojnë FSK-në si institucionin më të besueshëm në vend dhe nënvizoi se ky është rezultat i politikave të duhura të Ministrisë së Mbrojtjes, udhëheqjes së mirë të eprorëve dhe punës e përkushtimit profesional të secilit pjesëtar të saj.

Kryeministri Hoti tha se pjesëtarët e FSK-së e kanë dhënë me sukses provimin e tyre para qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, duke marrë pjesë aktive edhe në përpjekjet për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19.

Për rritën dhe perfeksionimin e FSK-së, Kryeministri Hoti falënderoi edhe vendet mike, anëtare të NATO-s, kontributin e të cilave e vlerësoi  maksimalisht.


Kryeministri Hoti theksoi se Ushtria e Republikës së Kosovës do të jetë anëtare e Aleancës Veriatlantike, do të zhvillohet e do të forcohet sipas standardeve dhe kritereve të kësaj aleance, në mënyrë që edhe djemtë dhe vashat tona të jenë pjesë aktive e misioneve paqësore kudo në botë.

Ndërsa, ushtria jonë, Ushtria e Republikës së Kosovës, do të jetë anëtare e Aleancës Veriatlantike dhe do të zhvillohet e do të forcohet sipas standardeve më të larta të kësaj aleance, në mënyrë që djemtë dhe vashat tona të jenë pjesë aktive e misioneve paqësore kudo në botë. Ndërkaq marrëdhëniet me të gjitha vendet e rajonit tashmë ne mund të cilësojmë si të shkëlqyeshme, Republika e Kosovës është plotësisht e vendosur që të këto marrëdhënie t’i rregulloj përgjithmonë edhe me Serbinë dhe me qëllim të arritjes së marrëveshjes finale, përfundimtare, obligative dhe gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke ne i kemi hyrë procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përmbyllet vetëm me njohje reciproke në mes të dy shteteve sovrane. Sepse është e qartë se asnjë marrëveshje gjysmake nuk garanton paqe dhe stabilitet në rajon.


Prandaj ne jemi të përkushtuar për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që kanë mbetur pezull, ndër të cilat çështja e të zhdukurve është njëra ndër temat më të rëndësishme. Për fat të keq, edhe sot e kësaj dite, në Serbi vazhdojnë të gjenden varreza masive me eshtra të civilëve shqiptarë të Kosovës, të cilët janë rrëmbyer, janë ekzekutuar mizorisht dhe janë hedhur në varreza të përbashkëta anekënd Serbisë”, tha ai./IndeksOnline/