23:21 / E Hënë, 22 Nëntor 2021 / AR

Kryeministri i Francës infektohet me Covid-19

Kryeministri i Francës, Jean Castex është pozitiv me koronavirusin, njoftoi sonte pallati Matignon.

Zyra e kryeministrit tha se “orari i tij do të rregullohet në mënyrë që ai të vazhdojë aktivitetet e tij të izolimit” gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

Kryeministri mësoi të hënën pasdite, pas kthimit nga Belgjika, ku u takua me homologun Alexander De Cro, se një nga vajzat e tij, ka rezultuar pozitive me koronavirus.

“Ai menjëherë bëri një test PCR, i cili doli pozitiv”, shtoi Matignon.

Kreu i qeverisë (56) mori dy doza të vaksinës në pranverë dhe nuk ka qenë kurrë pozitiv që atëherë, megjithëse ka qenë në kontakt me pacientët me COVID tri herë.